6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hoxhaj: Qeveria hoqi dorë nga kushti gjerman “marrëveshja ligjërisht e detyrueshme” me Serbinë

- Advertisement -

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë Kurti duke thënë se hoqën dorë nga kushti që dikur ishte gjerman dhe pastaj u bë i BE-së, për “marrëveshje ligjërisht të detyrueshme” me Serbinë.

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një dekadë më parë, Kosova humbi një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili, sipas Hoxhajt, i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman në marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, Hoxhaj tutje kritikoi qeverinë aktuale që kanë hequr dorë nga ky kusht, dhe kanë pranuar një marrëveshje që nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë.
“Një dekadë më parë, ne humbëm një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle. Ai i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe personalisht e di që luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman, dhe më vonë kushtit të BE-së, “marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme” për Serbinë, një kusht nga i cili hoqi dorë këtë vit Qeveria e Kosovës duke pranuar një marrëveshje që nuk është as marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë!”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit