Home Lajme Hoxhaj: Qeveria aktuale dhe Kurti e ka tradhtuar orientimin tonë pro perëndimor

Hoxhaj: Qeveria aktuale dhe Kurti e ka tradhtuar orientimin tonë pro perëndimor

0
Hoxhaj: Qeveria aktuale dhe Kurti e ka tradhtuar orientimin tonë pro perëndimor

Enver Hoxhaj, kandidati për deputet i PDK-së, ka thënë se Qeveria Kurti e ka tradhtuar orientimin pro perëndimor të vendit.

“Qeveria aktuale dhe Z. Kurti e ka tradhtuar këtë orientim tonin pro-perëndimor. Kredibilitetit dhe besueshmëria është çdo gjë në politikën e jashtme. Klasa politike çdo herë e ka pasë një qasje pro perëndimore”.

“Natyrisht identiteti jonë, kultura jonë në mes të Evropës, neve na bënë të jemi popull pro perëndimor. Jemi popull evropianë, jemi njëri prej popujve më të vjetër. Edhe orientimi i drejtë në kohën kur ka rënë muri i Berlinit, orientimi jonë i drejtë kur është shembur sistemi komunist, orientimi jonë i drejtë në luftë, orientimi jonë i drejtë pas 99-së gjatë kohës së administrimit ndërkombëtar, orientimi në kohë edhe hapësirë është gjëja më e shenjtë për popujt, sikurse për njerëzit”, ka thënë Hoxhaj. /Klankosova.tv

Exit mobile version