6.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për të ndarë normalizimin me Serbinë nga integrimi në BE, në interes të Serbisë

- Advertisement -

Ish-kryediplomati e nënkryetari i Kuvendit nga rradhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka reagauar ndaj deklaratave të Kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se duhet të ndahet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nga integrimi në BE.

Sipas Hoxhajt, kjo do të ishte në interes të Serbisë, pasi ky është një kushtëzim evropian, për Serbinë, pa të cilin, ata nuk do të mund të anëtarësohen në BE.

“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë” – paska thënë Kurti! Qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë nga kushtëzimi evropian dhe në interes të Serbisë që ia mundëson asaj që edhe pa marrëveshje obligative ligjore dhe pa njohje të ndërsjellë, të mund të anëtarësohet në BE!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit