Enver Hoxhaj, Ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, në kujtimin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ka shkruar në Facebook
Hoxhaj ka publikuar fotografinë e një aeroplani duke shkruar që ky aeroplan hodhi më së shumti bomba mbi Serbinë.
“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani,” shkruan Hoxhaj.
Poashtu ai është shprehur mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë!”