Enver Hoxhaj, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ka shprehur shqetësime lidhur me strategjinë e qeverisë për të reduktuar ndikimin serb në veri të Kosovës, duke sugjeruar se ajo është paralele me përpjekjet për të minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Në lidhje me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër, ai tha se në kohën kur ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, ndonëse jo i involvuar drejtpërdrejt, ka qenë në dijeni se në marrëveshjen e vitit 2016 është paraparë që ura të hapet në janar të vitit 2017, duke shtuar se sot nuk është kundër hapjes së urës.
“Kurti ka premtuar që deri në fund të verës do të hapet, dhe mbetet ta shohim”, dekalroi Hoxhaj.
“Por debatet për urën dhe për shumë tema në veri, në fakt tregojnë se një përpjekje e kryeministrit Kurti, gjoja për të çmontuar strukturat paralele në veri të vendit, strukturat e Serbisë që janë të pranishme dhe kanë qenë të pranishme, që një pjesë të madhe i kemi shpërbërë sa kemi qenë në qeveri, kjo politika e çmontimit të pranisë së shteti serb në veri, është duke shkuar paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës, ndërkombëtarisht”, tha Hoxhaj në RTK.