11.5 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Hoxhaj: Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në fushatat politike ende s’ka filluar, e rëndësishme verifikimi i lajmeve të rreme

- Advertisement -

Eksperti i çështjeve kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka thënë për Ekonomia Online, se partitë politike ende nuk kanë filluar të përdorin Inteligjencën Artificiale për fushatë zgjedhore.

Andaj, Hoxhaj konsideron se është e rëndësishme verifikimi i lajmeve të rreme në këtë kohë, teksa thekson se ka pasur një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe për të arritur qëllime politike.

“Nuk e kam parë ende që kemi filluar një fushatë të vërtetë ku përdoret të gjitha metodat dhe metodologji të ndryshme për të tërhequr vëmendje apo informacione të cilat janë jo të sakta apo dezinformuese për të arritur një qëllim objektiv politikë qoftë për të çrregulluar votuesit për të votuar pro apo kundra. Në këtë pjesë në këtë fazë të nxehtë të fushatës nuk kam parë ende të shfrytëzimin Inteligjencës Artificiale. Një metodologji e tillë do të ishte dhe do të kishte një impakt tek qytetarët kur e vërteta dhe jo e vërteta është në një linjë jashtëzakonisht e hollë, kjo shkakton edhe një sfidë të madhe tek votuesit sepse votuesit momentalisht nuk e kanë idenë se kujt t’i besojnë”, deklaroi Hoxhaj

Hoxhaj gjithashtu thekson rëndësinë e verifikimit të lajmeve të rreme dhe informacionit të pasaktë.

Duke shtuar se personat që merren me këtë çështje janë shpesh me interesa personale, duke lënë pas interesin publik.

“Personat të cilët do të duheshin të merreshin saktësisht me verifikimin e lajmeve të rreme dhe informacioneve të cilët kanë një im pakt tek publike ata e shohin saktësisht. Kam ngritur këtë shqetësim ku kam kërkuar këta persona janë duke u marruar apo në mënyrë aktive kanë thithur fonde dhe janë duke thithur dhe nuk mund të merren me tema në interes publik por me interesa me tema periferike, të cilat nuk janë në fokusin e qytetarit apo sjellin ndonjë dobi të drejtpërdrejtë të qytetarit”, shtoi ai.

Sipas tij kjo krijon një situatë të pasigurt për qytetarët, të cilët shpesh nuk e dinë se kujt t’i besojnë.

“Interesi më i madh i publikut është që të gjithë personat të cilët mund të kontribojnë në këtë drejtim të zbardhin lajmet ngase sfida më e madhe të cilët ne e kemi në këtë kohë moderne nuk janë lajme të sakta kemi të bëjmë me anshmërinë e mediave që paraqesin një parti politike vetëm lajme të mira dhe në anën tjetër një parti politike paraqesin lajme jo të mira”, theksoi ai.

Në këtë fazë të fushatës, Hoxhaj ka vërejtur se partitë politike shpesh përdorin një metodë të butë dhe nuk po paraqesin argumente të forta për të mbështetur ofertat e tyre.

“Momentalisht shohim që partitë politike kanë zgjedhur një metodë të butë të qasjes ku nuk janë duke tentuar të ballafaqohen dhe nuk janë duke nxjerre argumente pro në momentin në një formë qytetarin e lënë të hutuar në atë që çka është mirë dhe çka është keq është duke tentuar që të merret metodologjia e të afrimit të alternativës, dhe ajo është mjaftë sfiduese sepse ne kemi parë dhe shohim që partitë politike mjaftë gjeneroze në afrimin e ofertave të tyre politike, në këtë drejtim nuk kam parë por presim të shohim një qasje të mirë dhe konkretet për të treguar që një ofertë nuk është jo e mirë, dhe pse nuk është e mirë, dhe të themi të ofrohet një kundër ofertë e cila qytetarit do të bënte më të lehtë për të votuar pro apo kundra”, përfundoi Hoxhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit