Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vendimit të pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur e drejta e fjalës së lirë dhe medias se lirë janë në rrezik, të gjitha liritë e tjera janë të rrezikuara.
Ai tutje ka thënë se veprimi i Qeverisë ndaj Klan Kosovës është shembull i qeverisë autoritare.
“Kur e drejta e fjalës së lirë dhe medias se lirë janë në rrezik, të gjitha liritë e tjera janë të rrezikuara.” Kjo vlen për sulmin e turpshëm kundër Klan Kosova si shembull i qeverisë autoritare, ku çdo e drejtë e garantuar është e rrezikuar dhe shkelur!” – ka shkruar Hoxhaj.