-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Hoxhaj për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në përurimin e hapjes së Shtëpisë së Kulturës në Suharekë “Ukë Bytyçi”, gurthemelin e së cilës Hoxhaj e kishte vënë më 2017.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, që në vitin 2017 ishte Zëvendëskryeministër i vendit, ka vënë gurthemelin e Shtepisë së Kulturës në Suharekë, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe ish-ministrin e atëhershëm të kulturës, Kujtim Gashin.

“Suharekës iu shtua edhe një thesar kulturor, Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”! Një projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive të Kosovës. Me ministrin Kujtim Gashi dhe kryetarin Kadri Veseli, në vitin 2017 jam krenar që sa isha zëvendëskryeministër i Kosovës, i vumë gurthemelin dhe ndamë mjete për ndërtimin e saj.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjeton social Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se kjo qendër e kulturës do të pasurojë edhe më shumë jetën kulturore në Suharekë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit