7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Hoxhaj për Hungarinë: Po mbështet politikat hegjemoniste të Serbisë

- Advertisement -

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës (KIE), vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Befasia e pakëndshme ishte se Hungaria, shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka votuar kundër antarësimit të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Hoxhaj ka shprehur keqardhje që shteti hungarez po mbeshtet politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon.

Është fatkeqësi që Hungaria ka ardhur në këtë pikë sa të mbështesë politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon. Vota e Hungarisë në KIE kundër Kosovës është gabim politikisht dhe moralisht!” – ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit