15.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Hoxhaj: Nuk pres asgjë nga dialogu, Kurti nuk e do përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës

- Advertisement -

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë po del përtej detyrave të veta, përtej asaj se për çka është themeluar. Hoxhaj i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka dhënë kritikat e tij karshi kryeministrit Albin Kurti, se nuk po e bën publik draft-statutin për Asociacionin.

“Si parti politike, ne kemi ndërtuar një qëndrim për Gjykatën Speciale prej kur janë marrë ish-krerët e UÇK-së. Por shoqëria jonë, i merr vendimet vet”, ka thënë Hoxhaj duke komentuar protestën e sotme të PSD-së kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Hoxhaj ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë e pritshme marrja e ish-udhëheqësve të Kosovës në Hagë.

“Neve na është thënë se nëse nuk e bën Kosova e bën OKB-ja. Ka qenë presion, jo shantazh. Por kemi menduar se nëse e themelon OKB-ja gjykatën do të kishte pasoja, dhe në këtë kontekst është themeluar nga Kosova.

“Në bindjen time të plotë, në momentin kur Gjykata nuk e ka trajtuar atë se për çka është themeluar, përfshirë raportin e Dick Martyt, është ditur funksionimi i saj, gjykata del përtej raportit të Martyt. Ka qenë qasje e gabuar besimi jonë”, tha Hoxhaj.

Dialogu Kosovë – Serbi

Deputeti i PDK-së, ka folur edhe për situatën aktuale politike në vend, përfshirë dialogun dhe Asociacionin.

“Nuk pres asgjë prej dialogut, të paktën këtë vit. Zgjedhjet mbahen në Serbi në dhjetor, dhe kjo ka qenë agjendë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Jam mëse i bindur për qasjen e z.Kurti. Ai nuk dëshiron ta përmbyll shtetndërtimin e Kosovës sepse kësisoj duhet të nënshkruhet një marrëveshje. S’ka asnjë produkt as asgjë finale. Fakti që nuk ka zgjedhje komunale në veri, dhe Kurti i ka dhënë po draft-statutit për Asociacionin dhe e mban fshehtë një dokument të tillë që rregullon shtet ndërtimin e Kosovës, nuk ka ndodhur prej Rambujesë”.

 

 

“Llogaridhënia, transparenca i takon një kryeministri. Kush propozon fshehtë, kush diskuton fshehtë, duhet të vjen në Kuvend dhe të mbajë seancë e ta bëjë publikë. Ai nuk e ka bërë. Çështja e mbajtjes fshehtë të draft-statutit duhet të hapë pyetje se kush i beson Kurtit, ata që e kanë votuar? Ai duhet ta sjellë draftin në Kuvend. Mendoj që legjitimiteti demokratik mund të sigurohet vetëm kur ka transparencë”, u shpreh tutje Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, përpjekja e Kurtit për të fshehur këtë draft-statut, “është e paprecedentë”.

“Nuk është bërë as në Rambuje, as në Vjenë…”, tha Hoxhaj.

“Për mua është temë ku unë e pyes veten a ka ky vend kriter moral, a i vranë njerëzit ndërgjegjja që e kanë votuar, ku ai për 7 javë mban të fshehtë një dokument që flet për autonomi”, u shpreh tutje ai.

Hoxha, po ashtu ka thënë se “Kosova është bërë problem i sigurisë”, derisa ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjermanisë për të shtuar ushtarët në Kosovë.

Sipas Hoxhajt, “me këtë politikë të gabuar të Kurtit, nuk do të ndodhë asgjë drejt së mirës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit