Partia Demokratike e Kosovës hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren, me një tubim të madh qytetar dhe mbështetje të fuqishme për PDK-në dhe kandidatët e saj.
Në këtë tubim, kandidati për deputet Enver Hoxhaj tha:
“Prizreni foli qartë. Kosova ka nevojë për rikthim të forcës, dinjitetit dhe vizionit.”
Hoxhaj theksoi se PDK hyn në këtë fushatë me përgjegjësi të plotë për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi dhe për ta rikthyer shtetin në rrugën e zhvillimit dhe të respektit ndërkombëtar.
Tubimi hapës në Prizren shënon fillimin e fushatës së PDK-së në mbarë Kosovën, me mesazh të qartë politik për ndryshim dhe rikthim të lidershipit të provuar.






