8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Hoxhaj: Nëse Kurti pretendon se ka pasur kontroll të plotë në veri, pse ndodhi Banjska?

- Advertisement -

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e shtrirjes së sovranitetit në veri të Kosovës.

Hoxhaj ka shtruar një pyetje retorike.

“Nëse ky (Kurti) pretendon që vërtetë ka pas kontroll të plotë mbi veri, pse ndodhi Banjska?! Kur dikush e kontrollon, s’mundet me të sulmu dikush. Nëse ky pretendon që ka pas dhe ka kontroll të plotë me policinë në veri, u shtri sovraniteti. Atëherë pse ndodhi Ibër-Lepenci. Unë mendoj që të dy rastet, e tregojnë të kundërtën e narracionit të qeverisë” – u shpreh Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj ka vlerësuar se sulmi i armatosur në Banjskë ka treguar se Serbia ka hequr dorë nga zgjidhja politike.

“Për mua, agresioni në Banjskë ka tregu që Serbia ka hek dorë prej zgjidhjes politike. Serbia po kërkon që të përdorë mjete të dhunshme për ta aneksuar veriun e Kosovës. Dhe, e ke një qeveri e cila nuk po arrin që ta mbronë veriun e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, në një intervistë për televizionin ATV

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit