Enver Hoxhaj pasi Bedri Hamza u zgjedh kryetar i PDK-së, tha se PDK duhet të mbrojë demokracinë e brendshme nëse duan të luftojnë sistemin autoritar të cilin çdo ditë e më shumë po e vendos Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
“Qëndrimi është parimor. Mendoj që PDK duhet ta mbrojë demokracinë e brendshme nëse ne duam ta luftojmë sistemin autoritar të cilën çdo ditë e më shumë po e vendos Albin Kurti. Nuk mundet me pretendu një parti politike që i shkel i institucionet e saja demokratike të saja.
Ai më tej tha se “Jam rritur me PDK, jam pjesë e PDK. Nuk e mendoj asnjëherë të ardhmen e Kosovës, pa Hashim, Kadriun, pa UÇK-n, pa PDK-në dhe a rolin tonë. Pro mendoj që kjo Konventë është më shumë një garë e mbyllur, një improvizim sesa një garë e hapur por unë e respektoj vendimin e që e kanë marrë delegatët e PDK-së dhe vendosë për kryetarin. Por unë do të bëjë përpjekje të jem pjesë dhe të jem i barabartë në garën e brendshme. Jam i gatshëm të bëjë garën jashtë që ta largojmë Qeverinë Kurti sëbashku me kolegët e tjerë të partive tjera opozitare. Por në bindjen time të plotë. Zgjedhja e kryetarit të PDK-së do të duhet të shoqërohej me një platformë sesi me dalë vendi nga ngërçi”, tha ai.
Hoxhaj theksoi se nuk është në politikë për të qenë deputet por për poste udhëheqëse.
Ai foli edhe për sic tha ai, amanetin e Kadri Veselit.
“Në bindjen time zgjedhje e kryetarit do të duhej të shoqërohet me një platformë se si të dalim nga kriza dhe nga ngërçi politikë. Sot kishin vendosur të jetë ftesë unë e thash atë në një ngjarje që ishte më shumë festë sesa garë. Unë jam prej atyre që nuk është në politikë për të qenë deputet, jam në politikë për poste udhëheqëse. Nuk jam në këtë debat politike me mllefe dhe inate personale dhe të marr pozita personale i kam pasur të gjitha pozitat e mundshme, nëse Kadri Veseli ma ka lanë amanet në partinë kësaj here kam dashur ta udhëhiqi si mision politike”, tha ai.






