8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hoxhaj: Nëse BE s’ndikon që politika e jashtme e Serbisë të shkëputet nga Rusia, do të dëmtojë kredibilitetin e Brukselit

- Advertisement -

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo, sipas Hoxhajr, do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë.

Hoxhaj tha kështu pasi Parlamenti Evropian sot ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

“Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit….

Posted by Enver Hoxhaj on Tuesday, March 1, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit