14.9 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Hoxhaj në Kongresin e Vjenës bën thirrje për njohje të plotë evropiane ndaj Kosovës dhe integrim

- Advertisement -

Ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, njëherësh deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë në Kongresin e Vjenës, nga ku ka bërë thirrje për njohje të plotë evropiane ndaj Kosovës dhe integrimin e saj në bashkësinë euroatlantike.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se mori pjesë si panelist në Kongresin e Vjenës, në diskutim bashkë me Presidentin Václav Klaus – ish-president i Republikës Çeke, kryetarin e Bordit Këshillor të Kongresit të Vjenës Ron Prosor – Ambasador i shtetit të Izraelit në Gjermani dhe Tibor Szanyi – ish-deputet i Parlamentit Evropian, ku u diskutua mbi temën “E ardhmja përmes demokracisë më shumë”.

“Në një kohë kur demokracia po kërcënohet çdokund në botë, njohja e plotë evropiane e Kosovës dhe integrimi i saj në bashkësinë euroatlantike është mbrojtje, edhe për konsolidimin e demokracisë por edhe për izolimin e autokracisë në Ballkan!”, ka thënë Hoxhaj në Kongres.

Tutje, ai tha se Serbia është bastioni i autoritarizimit në Ballkan sikurse Rusia dhe Kina në botë. “Nëse Ukraina është modeli demokratik që po lufton kundër modelit autoritar të fashizmit rus, Kosova është demokracia më e mirëfilltë, një përballje idelogjike dhe gjeopolitike me Serbinë!”.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka treguar se u trajtuan tensionet e reja globale, konflikti ruso-ukrainas, kriza energjetike dhe debati për klimën, të cilat tha se paraqesin sfida masive për biznesin, politikën dhe shoqërinë.

“Meqë bota çdoherë e më shumë po bëhet e paqëdrueshme dhe e pasigurtë, është urgjente për Kosovën, duke e kuptuar drejt frymën e kësaj kohe dhe duke përfituar nga vendosmëria amerikane dhe evropiane për të arritur me Serbinë një marrëveshje për njohje të ndërsjellë, si një gurthemel i paqes në Ballkan!”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Me shumë kënaqësi mora pjesë në Kongresin e Vjenës, si panelist, bashkë me Presidentin Václav Klaus – ish-president i Republikës Çeke, kryetarin e Bordit Këshillor të Kongresit të Vjenës Ron Prosor – Ambasador i shtetit të Izraelit në Gjermani dhe Tibor Szanyi – ish-deputet i Parlamentit Evropian, dhe biseduam mbi temën “E ardhmja përmes demokracisë më shumë”. Po ndaj një pjesë të fjalës time në këtë konferencë ndërkombëtare, ku u trajtuan tensionet e reja globale, konflikti ruso-ukrainas, kriza energjetike dhe debati për klimën, të cilat paraqesin sfida masive për biznesin, politikën dhe shoqërinë.

Në një kohë kur demokracia po kërcënohet çdokund në botë, njohja e plotë evropiane e Kosovës dhe integrimi i saj në bashkësinë euroatlantike është mbrojtje, edhe për konsolidimin e demokracisë por edhe për izolimin e autokracisë në Ballkan! Serbia është bastioni i autoritarizimit në Ballkan sikurse Rusia dhe Kina në botë! Nëse Ukraina është modeli demokratik që po lufton kundër modelit autoritar të fashizmit rus, Kosova është demokracia më e mirëfilltë, një përballje idelogjike dhe gjeopolitike me Serbinë! Meqë bota çdoherë e më shumë po bëhet e paqëdrueshme dhe e pasigurtë, është urgjente për Kosovën, duke e kuptuar drejt frymën e kësaj kohe dhe duke përfituar nga vendosmëria amerikane dhe evropiane për të arritur me Serbinë një marrëveshje për njohje të ndërsjellë, si një gurthemel i paqes në Ballkan!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit