Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me ministra e ish-ministra në Irak, nga ku deklaron se ky shtet nuk ka asnjë arsye për të mos e njohur Kosovën.
Fillimisht Hoxhaj ka publikuar foto me ish-Ministrin e Jashtëm të Irakut, Hoshyar Zebari, “të cilin e kam takuar që para dy dekadash”, shkruan ai.
Postimi i Hoxhajt:
Ndërsa, më vonë ai postoi foto nga takimi me Dr. Dara Rashid Mahmud, Ministër për Planifikim Ekonomik i Irakut, me të cilin tha se bashkëbiseduan për mundësi të reja mes vendeve tona.
Postimi i Hoxhajt: