17.6 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Hoxhaj në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Akt guximi që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot 35-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë si moment vendimtar në historinë e shtetndërtimit të Kosovës.

“35 vjet më parë, në Kaçanik u vendosën themelet e shtetit tonë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, akt guximi dhe vizioni që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai shtoi se kjo ditë mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës dhe testament i përpjekjes shekullore për liri.

Të ngjashme

Të fundit