Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me Zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin.
Gjatë takimit, deputeti i PDK-së bëri të ditur se nga ai mori “përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Kënaqësi të takoj Qubad Talabanin, Zëvendëskryeministër i Kurdistanit në Irak. Biseduam për luftën e gjatë të popujve tanë për liri, për ballafaqimin tonë me gjenocidin, si dhe për nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet vendeve tona. Nga ai mora përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës! Gjithashtu, më premtoi se do ta vizitojë Kosovën në një të ardhme shumë të afërt.”