Podujevë, Mitrovicë dhe lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë kanë dhënë sot pamje të qarta të mbështetjes qytetare për Partinë Demokratike të Kosovës ka shkruar kandidati për deputet, Enver Hoxhaj.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj theksoi se mbështetja për PDK-në është konkrete dhe e dukshme, duke iu referuar tubimeve dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zona.
“Mbështetje që shihet, jo që imagjinohet. Këto pamje janë përgjigjja,” ka shkruar Hoxhaj, duke veçuar Podujevën, Mitrovicën dhe Bregun e Diellit në Prishtinë si dëshmi të mobilizimit qytetar.
Ai shtoi se kjo energji dhe prani masive e qytetarëve konfirmon besimin në programin dhe vizionin e PDK-së për Kosovën.
“Kjo është mbështetje reale, nga qytetarë që duan drejtim të qartë, stabilitet dhe rikthim të besimit në shtet,” ka theksuar Hoxhaj.






