24.3 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Hoxhaj: Kurti sikurse e ka pranuar Asociacionin, po e mbanë edhe fshehtë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha ka thënë se ndërkombëtarët duhet që të bëjnë publike Statutin e Asociacionit.

Duke kritikuar Kurtin, ai ka thënë se asnjëherë, as në Rambuje, as negociatat e Vjenës e as ato të Brukselit nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik siç po bëhet për Asociacionin.

Ai ka thënë se Kurti sikurse e ka pranuar Asociacionin, po e mbanë edhe fshehtë.

“Asnjëherë, as në Rambuje (1999) as në Vjenë (2005-2007) e as në Bruksel (2011-2021) nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik, sikurse që Albin Kurti e ka pranuar dhe po e mbanë fshehtë Statutin e Asociacionit, duke na thënë se jo ai, si Kryeministër i Kosovës, por ndërkombëtarët duhet ta bëjnë publik atë, kur çdo kush e ka pa këtë dokument në Serbi, ndërsa po mbahet fshehtë nga opinioni publik, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit