21.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Hoxhaj: Kurti përmbysi partneritetin me ShBA-në e BE-në dhe e zëvendësoi me përkrahjen e një kryetari komune evropiane

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit, sipas tij e përmbysi partneritetin strategjik me ShBA-në dhe BE-në.

Sipas tij, ai e ka zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, siç u shpreh, me përkrahjen e kryetarit të një komune evropiane.

“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e kryetarit të një komune evropiane! Kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavaur”, thuhet në postimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit