Home Lajme Hoxhaj: Kurti nuk ka flamuj të Kosovës në tubime, qytetarët besoj se e largojnë nga qeveria

Hoxhaj: Kurti nuk ka flamuj të Kosovës në tubime, qytetarët besoj se e largojnë nga qeveria

0
Hoxhaj: Kurti nuk ka flamuj të Kosovës në tubime, qytetarët besoj se e largojnë nga qeveria

Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë se kryeministri aktual Albin Kurti duhet të largohet nga pushteti.

Në emisionin Oksigjen të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kurti ka kundërshtuar procese të rëndësishme për Kosovën, por edhe flamurin.

“Pakon e Ahtisaarit siç e dimë ne e ka kundërshtuar Albin Kurti, nuk e ka marrë vesh asnjëherë, një person që e ka kundërshtuar Konferencën e Rambujesë, nuk është ngritur në këmbë për flamurin e Kosovës sa herë është kënduar himni i Kosovës në Kuvendin e Kosovës”.

“Edhe sot e kësaj dite e sheh se nuk e ke asnjë flamur të Kosovës në tubimet për zgjedhje, nuk e ke asnjë flamur të Kosovës i ke vetëm të kombit shqiptar që ne krenohemi. Njëra prej pyetjeve bazike është se a i ka kundërshtuar ky këta, se ka pasë problem me shtetin e Kosovës, apo se nuk ka pasë rol në këto procese, se ka qenë i parëndësishëm në këto procese. Prandaj, besoj se qytetarët nuk i besojnë dhe e largojnë prej qeverisë”, ka thënë Hoxhaj.

Exit mobile version