1.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Hoxhaj: Kosova ka nevojë për një qeveri stabile pas 17 shkurtit

- Advertisement -

Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka publikuar një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson nevojën për stabilitet politik dhe orientimin strategjik të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

“Nesër festojmë 17 vite ekzistencë si shtet dhe Kosova ka nevojë për një qeveri stabile pas 17 shkurtit”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se, në një kohë kur rajoni ballkanik përballet me sfida të ndryshme të sigurisë, është jetike që Kosova të ketë një udhëheqje të përgjegjshme, të aftë për të çuar përpara proceset integruese euroatlantike.

“E vetmja ide që duhet të jetë bosht i zhvillimit tonë, është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Hoxhaj në videon e publikuar.

Kosova nesër feston 17-vjetorin e pavarësisë, një moment historik që, sipas Hoxhajt, duhet të pasohet me vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit