Ish-ministri i Jashtëm dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 4, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka humbur zërin, aleatët dhe momentumin ndërkombëtar për shkak të keqqeverisjes në krye me Albin Kurtin.
Ai ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shans ëi i fundit për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi.
“Kosova ka humbur zërin, aleatët dhe momentumin ndërkombëtar. Këto zgjedhje janë shansi i fundit për ta nxjerrë nga izolimi”, ka thënë Hoxhaj.
#PDK130
#EnverHoxhaj4






