0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Hoxhaj: Kosova është me fat që ka një njeri si Bedri Hamza

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është me fat që e ka një njeri si Bedri Hamza, i cili sipas tij, ka përvojë, dije profesionale, integritet dhe moral të fortë për të qenë kryeministër.

Hoxhaj tha se Kosova ka nevojë për një qeveri kredibile, një kryeministër të besueshëm dhe partner kredibil për Shtetet e Bashkuara dhe një njeri me integritet si Hamza, që sipas tij, bashkë me partnerët e tjerë do ta rikthejnë vëmendjen e Uashingtonit dhe Brukselit.

“Dhe, gjatë 2-3 viteve të ardhshme, mund ta nënshkruajmë shpejt Planin për Veprim dhe Anëtarësim në NATO, që është një raport kontraktual mes Kosovës dhe NATO-s. Dhe në Samitin që mbahet në vitin 2027, mund të ketë një moment kthese që i jep drejtim rrugës sonë për anëtarësim të plotë”, tha Hoxhaj në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai foli edhe për çështjen e marrëveshjeve me Serbinë, ku tha se qëndrimi i PDK-së është që t’i mbështesin vetëm marrëveshjet ndërkombëtare që kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe janë nënshkruar nga përfaqësuesit e qeverisë.

“Mendojmë që duhet të ketë një strukturë të re të dialogut. Brenda 3 muajve të këtij viti duhet të ketë një mekanizëm të ri që negocion në emër të Kosovës. Pra, Kuvendi i Kosovës duhet ta ketë një mekanizëm të ri dhe platformë të re për dialogun dhe në vitin 2026 ne insistojmë që të arrijmë një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit