Ish-ministri i jashtëm, deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar situatën si një moment kritik për demokracinë dhe institucionet e shtetit.
Në një reagim publik, Hoxhaj tha se Kosova nuk po kalon një proces normal politik, por një betejë vendimtare për të ardhmen e demokracisë në vend.
“Sot nuk po hyjmë në një proces normal politik dhe zgjedhor. Sot po hyjmë në betejën më vendimtare për demokracinë,” ka deklaruar Hoxhaj.
Ai theksoi se për vite me radhë institucionet demokratike janë dobësuar dhe se zhvillimet e fundit tregojnë një krizë të thellë institucionale.
“Sot po i jetojmë ditët e fundit të demokracisë në Kosovë,” ka thënë ai.
Sipas Hoxhajt, veprimet politike të koalicionit të vitit 2021 të udhëhequr nga dhe kanë pasur për qëllim dobësimin e institucioneve demokratike dhe vendosjen e një modeli autoritar të qeverisjes.
“Të gjitha veprimet dhe vendimet politike të një koalicioni të rremë të ‘shpresës’ të vitit 2021 kanë pasur për qëllim çmontimin e demokracisë dhe vendosjen e autoritarizmit në Kosovë,” ka deklaruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar se dështimi i zgjedhjes së Presidentit ishte i planifikuar dhe ka krijuar një boshllëk të rrezikshëm institucional.
“Dështimi i zgjedhjes së Presidentit ishte i planifikuar dhe i qëllimshëm, duke e lënë vendin që nga 5 marsi pa President dhe që nga 9 shkurti 2025 pa një Kuvend funksional. Kjo është goditja më e madhe ndaj shtetit dhe demokracisë në Kosovë,” ka theksuar ai.
Në fund, Hoxhaj ka bërë thirrje që qytetarët të mbrojnë institucionet dhe Kushtetutën e vendit.
“Tani është koha më vendimtare për demokracinë. Është momenti kur qytetarët duhet të mbrojnë institucionet, Kushtetutën dhe vetë themelet e shtetit,” ka përfunduar Hoxhaj.





