Hoxhaj i ashpër ndaj Kurtit dhe Osmanit: “Koalicioni i shpresës” u shndërrua në “boshtin e së keqes”

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka artikuluar kritika të ashpra ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në një video-adresim, duke argumentuar se përplasja mes tyre nuk është në të mirë të opozitës, por dëshmi e dëmit që, sipas tij, i është bërë Kosovës.

Hoxhaj tha se perceptimi se përçarja politike mes dy figurave është e favorshme për opozitën, është i gabuar. “Armiku i armikut tim është miku im. Kështu mendonin romakët, kështu po mendojnë ende disa sot në Kosovë se armiqësia politike në mes të ish-Presidentes dhe ish-kryeminitrit është në favor të opozitës”, ka deklaruar ai.

Sipas Hoxhajt, të dy kanë ardhur në pushtet me një premtim që, sipas tij, nuk është realizuar dhe që më pas është shndërruar në zhgënjim për vendin. “Këta të dy, që rrejshëm erdhën në pushtet si një koalicion i shpresës, u treguan që janë boshti i së keqes”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Ai ka akuzuar të dy për veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar interesin shtetëror dhe funksionimin demokratik të vendit.

“Këta të dy, që rrejshëm erdhën në pushtet si një koalicion i shpresës, u treguan që janë boshti i së keqes. Njëra godiste tjetrin që po luan bixhoz me interesat e Kosovës. Në fakt që të dy kanë luajtur bixhoz me shtetin, demokracinë, shoqërinë dhe mediat në Kosovë. Që të dy kanë goditë gjithashtu opozitës, duke ia pamundësuar asaj vitin e kaluar për të pasë një kandidat për kryeministër apo duke caktuar edhe një datë të pafavorshme për zgjedhje”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit