-2.2 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Hoxhaj: Garoj me nr.4 për kauzën e katër liderëve, për drejtësi dhe përmbyllje të shtetndërtimit

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se angazhimi i tij politik është i lidhur drejtpërdrejt me mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Enver Hoxhaj tha se nuk e sheh largimin nga politika pa u realizuar kthimi i tyre në Kosovë.

“Unë nuk heki dorë prej politikës pa e pa Hashimin, Kadrinë, Bacin Jakup dhe Rexhën, që kthehen në Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai theksoi se arsyeja kryesore pse ka vendosur të garojë dhe të vazhdojë angazhimin politik është mbështetja ndaj kauzës së tyre.

“Motivi im pse garoj është që të jem në mbështetje të kauzës së tyre”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhajt, beteja e tij politike ka një dimension të qartë moral dhe personal, që lidhet me luftën për drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“E shoh betejën time politike, mbi të gjitha, si betejë për ta, dhe e them prej zemrës”, ka theksuar Hoxhaj, në Nacionale.

Të ngjashme

Të fundit