1.4 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Hoxhaj: Fokus i PDK-së është kthimi i Thaçit e Veselit, jo garat për kryetarë të partisë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të KosovësEnver Hoxhaj, ka deklaruar se Bedri Hamza nuk ka dhënë dorëheqje, dhe se në PDK nuk ka pasur debate për dorëheqje, por për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë.

“Bedri Hamza nuk ka dhënë dorëheqje, po të ipte, do të ishte publike. Nuk kemi pasur debat në frymën ‘a duhet të dorëhiqet dikush’. Kemi pasur debat se PDK duhet të shkojë në zgjedhje të brendshme”, tha Hoxhaj në Click të RTV21.

Ai shtoi se prioritet i partisë mbetet kthimi i ish-udhëheqësve, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nga Haga në Kosovë.

“Është më e rëndësishme që Thaçi e Veseli të kthehen në Kosovë, në PDK dhe institucionet, sesa të diskutojmë për temën se kush do të jetë në krye të PDK-së”, tha Hoxhaj duke shtuar se ”kryetar e kemi Bedri Hamzën, i cili e ka mbeshtetjen time”.

Të ngjashme

Të fundit