1.1 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Hoxhaj flet për koalicionet, tregon kushtin që PDK-ja të hyjë në qeveri

- Advertisement -

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Sante” në Paparaci, ka folur edhe për vijat e kuqe dhe koalicionet e mundshme pas 9 shkurtit të vitit 2025.

Ai ka thënë se do të ishte absurde nga PDK-ja që të bënte koalicion me Vetëvendosjen.

“Prej anës time jo kurrë, edhe prej PDK-së, do të ishte absurde nëse PDK-ja bën koalicion me Vetëvendosjen dhe me Kurtin që për katër vjet e ka bërë dëmin më të madh politik të brendshëm, e ka shkatërruar trashëgiminë tonë politike dhe ne në fushata parazgjedhore themi se është keq dhe në fund të bëjmë koalicion”, ka thënë Hoxhaj.

“Ka një vijë të kuqe për shkak të dëmit që Kurti ia ka bërë vendit, nuk shoh bashkëqeverisje me VV-në që mund të jetë e natyrshme”, ka shtuar ai teksa ka treguar edhe kushtin që ka PDK-ja për të formuar qeverinë.

“PDK-ja hyn me një qeveri nëse e ka postin e kryeministrit. PDK-ja bëhet pjesë e një qeverie vetëm nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër, nuk ka të bëjë me dëshirën e tij që të bëhet kryeministër. Por ndryshimi që duhet të ndodhë në shkurt, duhet të jetë që të bartet prej opozitës. Duhet të jetë për të mirë, prandaj e shoh opozitën që i ka preferencat e mia që të jetë ajo që e udhëheqë vendin. Temat që janë në tavolinë janë ato që nuk mund të mbyllen vetëm nga një parti politike. VV-ja i pati 50 për qind dhe nuk mund të përfundonte asgjë”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit