-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Hoxhaj falënderon Gjermaninë: Lajm jashtëzakonisht i mirë për të cilin është punuar gjatë

- Advertisement -

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka uruar dhe falenderuar Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë, për të cilin thotë se është punuar gjatë.

“Njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë për të cilin është punuar gjatë. Me votën pro të të gjitha landeve në Gjermani, tregohet miqësia e madhe mes dy vendeve tona. Faleminderit Gjermani!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, derisa ka shpërndarë një fotografi të tij me presidentin gjerman Walter Steinmeier.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=479184443585349&id=100044813927767

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit