31.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Hoxhaj e kritikon Kurtin: E ktheu ShBA-në e BE-në kundër Kosovës

- Advertisement -

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë në Klan Kosova, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka bërë disa pyetje retorike, përmes të cilave ka synuar të tregojë gjendjen në veri të Kosovës.

“Pyetja kryesore që duhet ta ketë shoqëria në këtë vend është: Sa aleatë ka Kosova në qershorin e 2023-tës? Ka më shumë apo ka më pak? A është Kosova më e sigurtë në qershorin e 2023-tës apo është më pak e sigurtë?” – tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Tutje, deputeti i PDK-së ka theksuar Kurti i ka kthyer kundër Kosovës edhe SHBA-në e BE-në, sikur Rusinë e Kinën.

Të ngjashme

Të fundit