Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me dhimbje e pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.
Ai ka thënë se është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë.
“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit. Është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë. Ngushëllimet më të thella familjes Veseli, të afërmve dhe miqve!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në Facebook.