Home Lajme Hoxhaj drejtuar Kurtit, “Ia ke siguru një fitore diplomatike Serbisë”

Hoxhaj drejtuar Kurtit, “Ia ke siguru një fitore diplomatike Serbisë”

0

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në Kuvend, ku është thirrur debat parlamentar rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se është i tmerruar nga ajo se çka tha kryeministri Kurti paraprakisht për dialogun.

“Jam i tmerruar nga ajo se çka tha Kryeministri i Kosovës rreth dialogut Kosovë-Serbi. Dua ta ftoj kryeministrin të kërkojë falje për dhunën në Kuvend të bërë përgjatë viteve të kaluara. Dialogu ka devijuar, ka degraduar, ka dalë nga binarët.”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti është “amater” në një aventurë të rrezikshme.

“Kush ia ka dhënë mandatin Kurtit me fol për marrëveshje me Serbinë pa e përfshirë njohjen e ndërsjellët.”, ka thënë tutje Hoxhaj.

“Marrëveshja nuk është as finale e as kontraktuale, me kaq sa e dëgjova deri më tash kryeministrin Kurti. Qeveria e ka sjell një situatë politike pas veprimeve të gabuara në Veri, ku Asociacioni kërkohet para marrëveshjes finale dhe pa njohje…Në propozimin franko-gjerman më shqetëson statusi special për Kishën Ortodokse Serbe, si dikush i cili ka qenë në negociata në Vjenë për Pakon e Ahtisaarit, si dikush i cili ka pas përgjegjësinë për Anexin 5 të Pakos së Ahtisaarit.”, ka thënë Hoxhaj.

“Në pikëpamjen tonë, nuk ka normalizim pa njohje të ndërsjellët. Nuk ka tejkalim të ngërçit bllokues historik shqiptaro – serb, pa njohje të ndërsjellët dhe në këtë drejtim ashtu siç është sjell z. Kurti deri më tash ia ka siguruar një fitore diplomatike Serbisë para se mu ulë në tavolinë.” “, ka përfunduar Hoxhaj.

Exit mobile version