Deputeti i PDK-së, njëherit nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova deri dje ka pasur mundësi të marrë njohjen e pesë shteteve të BE-së që deri më tani nuk e njohin.
Ai tha se qëndrimi i djeshëm i kryeministrit të Spanjës në Tiranë dhe ai i ministrit të jashtëm grek në Vietnman, kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë, dhe sipas tij, këto e “varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë”.
Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së! Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez të hënën nga Tirana foli edhe për qëndrimin e Spanjës ndaj njohjes së Kosovës, duke deklaruar se është shkelur e drejta ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marrë njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimit të Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë. Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së! Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti!