13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hoxhaj bën thirrje të mundësohet tërheqja e Trustit

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,Enver Hoxhaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se ka përsëritur kërkesën për lejimin e tërheqjes së mjeteve të Trustit nga qytetarët.

Krejt kjo ngase sipas tij, Trusti është kursim individual dhe çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje që këto mjete dhe t’i përdorë në një kohë të caktuar.

Madje, ai tha se nëse Qeveria nuk ka mundësi që të ndërmarrë masa për t’i mbështetur qytetarët e Kosovës e vetmja mundësi që mbetet është qasja në Trust.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pohon se për shkak të ndryshimeve ekonomike në botë për shkak të pandemisë e luftës në Ukrainë, qytetarët e Kosovës nuk mund ta përballojnë koston e jetesës.

“Trusi është kursim individual dhe në çdo vend perëndimor ai qytetar, i cili kursen në mënyrë individuale ka të drejtë të ketë qasje që këto mjete t’i përdorë në një kohë të caktuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe për shkak të inflacionit dhe për shkak të ndryshimit të ekonomisë botërore si pasojë e luftës së pandemisë është jetike që qytetarët të kenë qasje në Trust”.

“Unë kam qenë gjatë në Qeveri dhe vazhdimisht ka rrethana të reja. Dhe natyrisht kur je në Qeveri vendimet i merr në përputhje me ndryshimin e rrethanave. Qytetarët e Kosovës nuk mund ta përballojnë koston e jetës sot”.

“Unë kam qenë në disa vende evropiane dhe atje qeveritë ndërmarrin masa që të mbështesin qytetarët për shkak të rritjes së kostos të çmimeve në çdo fushë. Nëse Qeveria nuk ka mundësi që të marrë paketë për ti mbështetur qytetarët e Kosovës e vetmja mundësi që mbetet është qasja në Trust”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit