29.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës së fundit në veri.

“Sot ishte një ditë e vështirë për Kosovën. I dënoj fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve nga grupet radikale në veri, të kontrolluara nga Beogradi”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.

Ai tutje thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë përgjegjës Vuçiqin, i cili, sipas tij, qëndron pas kësaj dhune.

“Kosova duhet të koordinohet me SHBA dhe BE!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit