8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë prioriteti i vetëm i Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë prioriteti i vetëm i Qeverisë Kurti gjatë këtij viti.

Hoxhaj në Rubikon në Klan Kosova, thotë se përpjekjet e Qeverisë Kosovës për anëtarësim në NATO janë vetëm deklarative.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë një prioritet të vetëm në vitin 2022 dhe prioriteti i vetëm duhet të jetë anëtarësimi në NATO, në NATO dhe vetëm në NATO dhe jam i sigurt që nëse Kurti do të ishte i vendosur dhe do të koordinohej me partnerët tanë ne brenda vitit 2022 do ta marrim anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Anëtarësimi në Partneritet për Paqe është një proces teknik, është një paradhomë, ndërsa anëtarësimi për NATO do të mund të arrihej brenda dy-tri viteve të ardhshme”.

Tutje, deputeti i PDK-së vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të hapte rrugë që shtetet mosnjohëse të lëvizin drejt njohjes.

“Anëtarësimi në NATO nuk parasheh që ne duhet të jemi shtet anëtar i OKB-së, do ta testonte qëndrimin e këtyre vendeve në raport me Kosovën. Ne jemi anëtarësuar në shumë organizata ku vendet nuk e kanë njohur Kosovën, por do të ishte një mundësi që këto vende të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, por kjo mund të arrihet nëse do të kishte koordinim me partnerët amerikan dhe me shtetet kyçe evropiane”, tha Hoxhaj.

Duke folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në ShBA, Hoxhaj tha se në hierarkinë e temave do duhej të ishte vizita e tij në Pentagon, duke shtuar se sulmi rus mbi Ukrainën është po aq i rrezikshëm për Kosovën sa edhe për dy shtete skandinave të cilat po synojnë anëtarësim në NATO.

“Kosova nuk mund të jetë më pak e rrezikuar sesa Suedia dhe Finlanda të cilat po synojnë sot që të anëtarësohen në NATO, përtej anëtarësimit në NATO edhe anëtarësimi në Këshill të Evropës do duhej të ishte prioritet, sikurse edhe marrja e pesë vendeve jonjohëse që këto vende të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, nëse këto vende deri më tash kanë pretenduar se kanë politikë dhe qasje ndaj neutralitetit, neutraliteti i tyre është politikë pro-ruse”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit