-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Hoxhaj akuzon Kurtin: Krijon kriza, pastaj i pranon ato që i ka refuzuar

- Advertisement -

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se refuzon çështje dhe “krijon kriza me aleatë”.

Tutje, Hoxhaj thotë se pas refuzimeve, Kurti i pranon më vonë ato që “i kishte refuzuar”.

Kryeministri Kurti vazhdimisht refuzon çështje dhe krijon kriza me aleatë, vetëm për t’i pranuar më vonë ato që i kishte refuzuar, pas presionit e sanksioneve që i bëhen, siç shihet me zbatimin e një Marrëveshjeje të Brukselit, të cilës i është kundërvënë prej vitesh. Qeveria nuk duhet të mashtrojë opinionin publik—Kosova do të përfaqësohet me asteriks dhe Kurti duhet të sqarojë nëse ka ndryshuar vetëm protokolli i tavolinës apo nëse traktati i CEFTA-s mbetet i pandryshuar, ku UNMIK-u është ende palë. Propaganda vazhdon të jetë fusha më e suksesshme e kësaj qeverie” – ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit