17.2 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Hoxha: VV-së i konvenojnë më së paku zgjedhjet, sepse njerëzit do t’i bojkotojnë

- Advertisement -

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i konvenon që vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme vetëm për shkak të mundësisë që ato të ndërlidhen me zgjedhjet lokale — megjithëse sipas tij, kjo parti nuk është e përgatitur për një garë të suksesshme në nivel lokal.

“Lëvizjes Vetëvendosje i konvenojnë zgjedhjet vetëm sepse i ndërlidh me zgjedhjet lokale. Por zgjedhjet lokale nuk i konvenojnë aspak, sepse nuk i ka të ndërtuara strukturat për të fituar në ato zgjedhje. Qalon, siç ka çaluar gjithmonë,” tha Hoxha ne “Debat Plus”.

Sipas tij, një nga format që Vetëvendosja mund ta përdorë për ta kaluar këtë sfidë është përpjekja për organizimin e zgjedhjeve të përbashkëta.

“Një nga format për ta kaluar këtë problem mund të jetë tentativa për të shkuar me zgjedhje të përbashkëta. Në një fushatë të tillë mund të ndodhë edhe ndonjë rastësi. Por dominanca e Vetëvendosjes po humbet për shkak të kandidatëve joadekuatë që po i përzgjedh,” shtoi Hoxha.

Analisti gjithashtu theksoi se Vetëvendosjes do t’i konvenonte më së paku një situatë bojkoti ose një valë protestash qytetare që do të çonte në rritje të mosvotimit.

“Veçanërisht, Vetëvendosjes i konvenon më së paku që të ketë bojkot apo që të ketë qytetarë që protestojnë dhe vendosin të mos dalin në votime. Votuesi i Vetëvendosjes, në këtë rast, do të jetë ndër të parët që do të kërkojë të mos shkojë në votim,” përfundoi Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit