17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Hoxha: Vizita e shefit të CIA-së do të sjellë zhvillime të reja diplomatike dhe sigurisë

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, beson se pas vizitës së shefit të CIA-së në rajon përfshirë edhe Kosovën do të kemi një zhvillim të ri në aspektin e sigurisë dhe zhvillimeve politike e diplomatike.

Sipas Hoxhës, për këtë gjë janë dëshmi ndryshimet e deklaratave të disa udhëheqësve politikë në rajon që kanë filluar ti bëjnë pas vizites së shefit të CIA-së.

“Do të kemi një trajektore ndryshe të aspektit të sigurisë dhe zhvillimeve politike dhe diplomatike që vetëm kanë filluar nga deklarata e Dodikut ju e dëgjuat, që ai ka udhëheqë karvanin e ngritjes së trazirave e imponimit të dhunës e imponimit të një situate të shkëputjes të Republikës Serpska me idenë e formimit të asaj të ashtuquajtur ‘Serbi e Madhe’ ndërsa disa minuta pas vizitës së shefit të CIA-së ai deklaroi ‘tha nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi në axhendë shkëputjen por do ta interpretojmë dhe do ta gjejmë mundësinë brenda çdo germe të marrëveshjes së Dejtonit’.Pra kjo qetësi imponuese e shefit të CIA-së në rajon, një qetësi e jashtëzakonshme duke u shfaqur vetëm me foto përveq mesazhit politiko-diplomatik të përgjithshëm shto ketu pastaj edhe mesazhet që i dimë që nivelet e tilla japin prapa kuintave pra mesazhe imponuese se ato nuk janë lutje, unë po besoj që do të kemi një zhvillim të ri”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Për ish-zëvendësministrin, kjo vizitë tregon se në vend të diplomacisë të mbështetur me intelegjencë, rolin udhëheqës e ka marrë intelegjenca si prirëse e diplomacies.

“Një vizitë e pazakontë por shumë e rëndësishme si në aspektin e sigurisë po ashtu edhe diplomatik sepse tashmë po shihet se në vend të diplomacisë të mbështetur me intelegjencë si duket e ka marrë rolin udhëheqës intelegjenca si prirëse e diplomacies”, shtoi Hoxha.

Ndryshe, Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, të enjten ishte në Kosovë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Para Kosovës, ai ishte në Sarajevë, ku takoi presidentin e Republikës Serpsla, Dodik dhe në Beograd me presidentin serb Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit