Analisti Ylli Hoxha në Debat Plus ka thënë se, duke analizuar listat e tanishme me ato të 9 shkurtit të të gjitha subjekteve politike, ka ndryshime të jashtëzakonshme në numra.
Për listën e Vetëvendosjes ai ka thënë se “kjo është lista me më së pakti ndryshime”, ku sipas tij e ruajnë strukturën e 9 shkurtit.
“Kjo vjen nga disa arsye dhe se e para është se ka qenë lista fituese, ka marrë 42%. Kur ke 42% është shumë vështirë të bësh lëvizje, reformë brenda sepse kërkesa për t’u përfshi në listë, presioni është jashtëzakonisht i madh dhe besoj se ka rezultu në këtë gjë”, ka thënë ai.






