17.2 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Hoxha: Trump i dha tri mesazhe që duhet marrë seriozisht

- Advertisement -

Ylli Hoxha, analist ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar tri mesazhe me reagimin e tij të fundit lidhur me përmendjen e Kosovës në një status në rrjetin social “Truth Social”.

Sipas analistit Hoxha, presidenti amerikan ka bërë me dije se Administrata aktuale e SHBA-ve do të merret edhe me cështjen e Kosovës dhe Serbisë, pasi që krahasuar me situatat e Indisë dhe Pakistanit apo Etiopinë ose Egjiptin.

Sipas tij, mesazhi i dytë ka të bëjë me kritikën që kampi i Trumpit i bën administratës aktuale amerikane për qasjen ndaj dialogut Kosovë–Serbi. Sipas Hoxhës, deklaratat e Trumpit shpeshherë janë të paqarta në publik, por ndikimi i tyre në realpolitikën amerikane është shumë i madh.

“Tri mesazhet që duhet me i lexu dhe me i marrë seriozisht. E para që Kosova dhe Serbia janë ceshtje që administrate Trump do të merret gjatë këtij mandate, krahasohet me Indinë dhe Pakistani si kriza, Etiopinë dhe Egjiptin. E dyta është mesazh interesant, procesi I zhvilluar nga Administrata Biden, konsiderohet si I dëmshëm. Vlen të theksohet se gjatë kësaj administrate kanë ndodhur Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit. Nëse e marrim si të saktë, Trump e konsideron si vendime budallaqe. Këto është një deklaratë që pretendon se si ndreqet kjo puna e jonë. Të tri mesazhet, Trump për shkaqe të ndryshme, komunikimin public e ka vështirë me I zbërthy. Shpeshherë taktik në atë që e thotë, thotë deklarata që nuk I qëndron pas. E jona duhet seriozisht me I marr, sepse ndikimi I tyre është I jashtëzakonshëm. Debati kthehet se si është relacioni I Trump me neve”, deklaroi Hoxha.

Hoxha tha se vëmendja duket se është rikthyer nga Administrata Trump.

“Kjo e kthen debatin tone me relacionin ndaj Trump. Sado që kishim dëshirë që katër vite mos të merret askush me neve. Kjo është sjellje e strucit që vendos kokën ndër zall. Nuk është zgjidhje e duhur. Ajo që sforcon nevojën është se Kosova të fillojë prej temave juridiko-kushtetuese, në vështje të politikave të jashtme”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit