4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Hoxha thotë se acarimi i raporteve me ShBA-në është pasojë e dëshpërimit për shkak të mossuksesit në procesin e dialogut

- Advertisement -

Analisti Yll Hoxha, në emisionin “Debat Plus” e ka komentuar acarimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ky acarim është për shkak të dështimit të BE-së dhe të SHBA-së për të arritur një rezultat nga dialogu Kosovë- Serbi.

“Po e shoh se ky acarim vjen si pasojë e njëfarë nevojë e dëshpëruara të Bashkësisë Ndërkombëtare për të prodhuar sukses në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

“Në fillim të këtij viti e kam thënë se këto dy muaj, tre muaj, me fillim prej shkurti do të jenë muaj të vështirë për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Më tej, ai ka thënë se nëse plani franko-gjerman nuk zbatohet në këta muaj, ky plan, sipas tij, nuk do të zbatohet fare.

“Plani franko-gjerman nëse nuk kryhet brenda këtyre tre muajve të ardhshëm, nuk kryhet fare, për shkak të kontekstit politik i cili mbretëron dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Hoxha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit