Home Lajme Hoxha: Sot kemi më shumë sovranitet, por s’kemi përfshirje të qytetarëve

Hoxha: Sot kemi më shumë sovranitet, por s’kemi përfshirje të qytetarëve

0
Hoxha: Sot kemi më shumë sovranitet, por s’kemi përfshirje të qytetarëve

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se pas dështimit të ‘referendumit’ të zgjedhjeve në veri, Kosova ka më shumë sovranitet por që problematike është që nuk ka përfshirje të qytetarëve serbë në institucionet e vendit.

Sipas Hoxhës, para qeverisjes Kurti në institucionet e vendit ka pasur më shumë përfshirje të qytetarëve serbë, e që atëherë ka pasur mungesë sovraniteti e jo përfshirje të tyre.

Hoxha në emisionin ‘Debat Plus’ deklaroi se Kosova është përballë me presionin ndërkombëtarë që mos t’i toleroj kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale në mungesë të legjimitetit të tyre.

“Kemi një problem në veri edhe i gjatë edhe i shtrirë. Para Qeverisë Kurti kemi pasur pjesëmarrje të serbëve në Institucione. Kemi pasur mungesë sovraniteti  në veri të Republikës së Kosovës si pasojë e mungesës së lojalitetit të tyre karshi institucioneve të venedit. Lojaliteti i tyre ka qenë  tjetër kund në Beograd, në Listën Serbe. Sot kemi më shumë sovranitet por nuk kemi përfshirje të qytetarëve serbë të cilët janë të diktuar nga Lista Serbe, refuzojnë të marrin pjesë qoftë në institucione të ndryshme qoftë edhe në një proces që e kërkuam vetë”.

Exit mobile version