Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka deklaruar se situata procesit të zgjedhjeve në Kosovë është e qetë, duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë incident serioz.
Ai ka treguar për 22 raste të cilat kanë qenë gjatë ditës së sotme dhe që Policia e Kosovës ka reaguar, ku dy raste të cilat janë iniciuar “kërcënim” dhe një rast tjetër “dëmtim i dokumenteve të votimit”.
Drejtori ka uruar që ky proces i votimit të zgjatë me qetësi në mënyrë që vota e qytetarit të numërohet drejt dhe Kosova të ketë një rezultat të drejt për gjithë ata që kanë marrë pjesë në votim.
“Në përgjithësi mund të themi se ka qenë një situatë e qetë, s’ka pasur ndonjë incident serioz, Policia është dashur të reagojë në 22 informacione me i trajtua, dy raste janë iniciuar deri më tani nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit, një është një cenim i vështirësisë së votimit që ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, edhe një rast tjetër është një dëmtim i dokumenteve të votimit. Kemi pasur një raportim të një kërcënimi në Leqin të Skenderajt për shkak të këtij rasti janë shoqëruar në stacionin policor të Skenderaj rreth gjashtë persona të cilët janë duke u intervistuar, shpresojmë që kështu qetë të vazhdojmë deri në fund të orarit të zgjedhjeve, pastaj edhe procesi i votimit të na shkojë si duhet në mënyrë që vota e qytetarit të garantohet të hedhet e lirë dhe po ashtu të numërohet drejt dhe të kemi një rezultat të drejtë për gjithë ata që kanë marrë pjesë në votim”, ka deklaruar Hoxha në Speciale në Tëvë1.






