Ish-deputetja Eliza Hoxha ka thënë se Kosova është fyer si shtet në disa mënyra nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.
“Shteti i Kosovës është fyer në mënyra të ndryshme gjatë këtij procesi të Dhomave të Specializuara. Fyerja tjetër shkon në idenë e shpalljeve të verdikteve”, ka deklaruar Hoxha në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Thuhet që këta gjykohen veç e veç, e u jepen vendime të prera me një thikë, nën një pako”.
“Thuhet që janë marrë veç e veç e flitet për një ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
Hoxha e konsideroi absurde mënyrën se si është trajtuar i gjithë procesi i gjykimit.
“Është absurd i llojit të vet se si është shtruar e gjithë gjëja””.
“E pamundur në demokracitë liberale të flasësh në shumës, të gjykosh në shumës dhe në grup dhe t’u japësh vendime në emër të popullit në shumës, sepse kjo pastaj kalon në regjime totalitare”, tha ish-deputetja në Klan Kosova.






