0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Hoxha: S’do ketë qeveri nëse nuk ka koalicione partiake

- Advertisement -

Analisti, Ylli Hoxha për analizimin e tij të spektrit paszgjedhore ka bërë të ditur se partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një spektër mes 46,47, 48 ose 49 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Hoxha tha se bazë rezultateve të deritanishme pjesa e opozitës do të ketë spektër prej 51, 52, 53, 54 dhe 55 deputetë.

Ai në “Debat Plus” u shpreh se nuk do të ketë krijim të qeverisë pa ndonjë koalicion të mundshëm brenda partiakësh, qoftë të Lëvizjes Vetëvendosje apo edhe PDK e LDK.

“Rezultatet ende nuk kanë përfundu, por sipas gjitha gjasave LVV do të ketë spektër 46-49 deputetët varësisht përqindjes së votave në diasporë. Pjesa tjetër e opozitës do të jetë 51-54 nga rezultateve.Varësisht nga rezultati i votave të diasporës. Do të kemi pushtet që i ka votat dhe do i duhet së paku 12 vota ose më shumë për të krijuar qeverinë. Lista Serbe mundet vetëm një të e humb deputetin në Parlament. Ky rezultat e bën të pamundur krijimin e një qeverie nga vet Lëvizja Vetëvendosje me minoritetet pakicë joserbe. Do i duhet prurje tjetër, ose individuale ose partiake, pa një koalicion ose AAK-Nisma, PDK e LDK. Teoritikisht nuk ekzistojnë numrat.

Opozita nëse i ka 51-52-53 deputetë dhe nuk e ka homogjenitetin pjesa e votuesve së pakicave joserbe. E kanë të vështirë krijimin e qeverisë, por jo të pamundur. Si duket nuk kemi asnjë opsion me kriju qeverinë nëse s’përfshihet Lista Serbe. Kjo do të bjerë situatë kur do të jetë e pamundur krijimi i qeverisë,  përveç bashkëpunimit mes dy partive shqiptare|”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka thënë se deklarimet ofenduese të Albin Kurtit gjatë periudhës së fushatës zgjedhore nuk kanë qenë “shpërthime emocionale”, por “pozicionime strategjike” që i ka mbartur.

Ai tha se do të ketë “ngërq bukur të fort politik” nëse Vetëvendosja nuk ka bashkëpunim me parti të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit