13.4 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Hoxha pyet Osmanin: Me çfarë të kanë bindur e nderuar presidente?

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur t’i japë mandatin për formimin e qeverisë Glauk Konjufcës, pas propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas saj, kjo parti e ka bindur se është në gjendje të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar kabinetin e ri qeveritar.

Por vendimi i saj ka shkaktuar reagime në opozitë. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka vënë në pikëpyetje bazën e këtij “bindjeje”, duke kërkuar sqarime nëse ekziston ndonjë marrëveshje politike ose mbështetje konkrete nga 61 deputetë.

“Me çfarë të kanë bindur e nderuar Presidente? A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? A mos ka marrëveshje politike që e mundëson 61-shin? E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën befasi”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit