1.9 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin VV-PDK

- Advertisement -

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është opsioni i fundit dhe pothuajse i pamundur, për shkak të rivalitetit të madh mes dy partive.

“Nëse dikush ka dhënë sinjale më të qarta se do të rrijë në opozitë nëse nuk e merr rezultatin, ka qenë LDK-ja. Rivaliteti mes VV-së dhe LDK-së është i madh, sepse të dyja garojnë për të njëjtin elektorat. Kjo e bën bashkëpunimin shumë të vështirë dhe konfliktet më të mundshme”, ka thënë Hoxha në Debat Plus

Ai ka shtuar se, megjithëse një koalicion mes këtyre dy partive do të ishte i dëshirueshëm nga disa, gjasat për një marrëveshje janë shumë të vogla.

Hoxha, ka parashikuar se një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të bëhet opsioni bazë për krijimin e qeverisë, duke theksuar se presioni ndërkombëtar do të jetë për këtë.

“Nëse do të vija bast, do të vija bast që presioni do të zhvillohet për një qeveri VV-PDK, ashtu siç na kishte paralajmëruar takimi i hershëm i Krasniqit dhe Kurtit. Ndoshta ka qenë rastësi, ndoshta jo, por siç duket kjo do të jetë opsioni bazë mbi të cilin do të punojnë disa shtete të cilat na kanë hatrin dhe do ta bëjnë presionin,” ka thënë Hoxha në Debat Plus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit